Hasan Esen
23 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Grupi ambientalist Extinction Rebellion ka filluar një protestë dyjavore në kryeqytetin e Anglisë, Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga grupi, thuhet se Extinction Rebellion sërish do të jetën në rrugët e Londrës "për të synuar shkaqet e krizës klimatike dhe ekologjike".
Anëtarët e grupit njoftuan se protesta do të vazhdojë përderisa qeveria nuk ndalon të gjitha investimet e reja të karburantit fosil, ndërsa në orët e mëngjesit duke u mbledhur në sheshin Trafalgar në Londër marshuan drejt kryeministrisë dhe parlamentit.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se protestat priten të zgjasin deri më 4 shtator, kurse gjatë kësaj periudhe, mund të ndodhin ndërprerje në qytet.
Në protestat e kaluara të grupit në vitet e kaluara qindra persona ishin arrestuar.