Ekip
09 janar 2020•Përditësim: 09 janar 2020
Dyshohet se kanë humbur jetën një numër i panjohur personash si pasojë e një sulmi të grupit rebel Al-Shabaab kundër forcave somaleze në qytetin Afgoye, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti Mogadishu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve fillestare, militantët fillimisht shpërthyen një bombë para një beteje të ashpër me armë të lehta me forcat speciale të stërvitura nga SHBA-të.
Mediat lokale raportojnë se Abdirizak Mohamed, ish-ministër i Sigurisë së Brendshme dhe deputet aktual tha se Ushtria Kombëtare e Somalisë (SNA) “u zu në pritë në fshatin Bululu”, rreth 5 kilometra larg nga qyteti Afgoye.
Mohamed njoftoi se forcat speciale arritën të largojnë grupin Al-Shabaab ndërkohë dy trupa pësuan plagë dhe u dërguan për trajtim në Mogadishu. Siç tha ai, ka raportime edhe për viktima civile.
Dëshmitarët okularë njoftuan AA-në se militantët përdorën një pajisje shpërthyese për të filluar sulmin.
Më 28 dhjetor të vitit 2019, të paktën 85 persona, përfshirë dy shtetas turq, humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën në një shpërthim të një autobombe në Mogadishu. Al-Shabaab mori përgjegjësinë për atë sulm.