Derya Gülnaz Özcan
09 Qershor 2022•Përditësim: 09 Qershor 2022
Rasti i parë i lisë së majmunëve është zbuluar në Greqi, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Shtetërore Greke AMNA, rasti i parë i lisë së majmunit në vend është zbuluar në spitalin Andreas Singros.
Siç raportohet, pacienti mashkull, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt Portugalisë, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në takimin javor të mbajtur sot në selinë e organizatës në Gjenevë se janë konfirmuar mbi një mijë raste të raportuara në OBSH nga 29 vende ku virusi nuk është endemik dhe se ende nuk ka pasur humbje jetësh nga virusi.