Dilan Pamuk
10 Shkurt 2021•Përditësim: 11 Shkurt 2021
Kryeministri i Qipros Turke, Ersan Saner, deklaroi se Greqia dhe grekët qipriotë nuk kanë ndërmend të zgjidhin çështjen e Qipros përmes marrëveshjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Saner tha se Greqia dhe Qiproja Greke nuk kanë ndërmend të zgjidhë çështjen e Qipros me një marrëveshje të pranueshme, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. .
"Ëndrra e tyre është të shkëputin Turqinë nga Ishulli i Qipros dhe turqit qipriotë, të na bëjnë një copë toke me të drejtat e pakicave në Republikën e pretenduar të Qipros, e cila është kthyer në një shtet grek, dhe të marrin ishullin nën hegjemoninë e interesave të kombit grek", shtoi ai. Saner më tej theksoi se dyshja Greqi-Qipro Greke vazhdon të jetë kundër ndërtimit të një partneriteti të ri.
Duke rikujtuar deklaratat e udhëheqësit të administratës greke qipriote Nicos Anastasiades, i cili përshkruan sistemin e garantimit të Turqisë si "të vjetruar", Saner tha: "Në sajë të këtyre garancive ne si qipriotë turq mund të ekzistojmë akoma në këtë ishull me identitetin tonë".
Saner, duke dënuar deklaratat e Mitsotakis gjatë konferencës për shtyp me Anastasiades të hënën, tha se "Nëse ka një palë pushtuese në Qipro, ajo është pala greke që na largoi nga Republika e Qipros me forcën e armëve dhe që pretendojnë shtetin tonë të përbashkët".
Gjatë një deklarate të përbashkët të hënën pas takimit në Qipron Jugore, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe udhëheqësi i administratës së Qipros Jugore, Nicos Anastasiades, përsëritën dëshirën e tyre për të marrë pjesë në takimin jozyrtar 5+1 për Qipron, me pjesëmarrjen e të dyja palëve në ishull, përfaqësuesve të vendeve garantuese, dhe Britaninë e Madhe, por nuk pranuan të diskutojnë rreth zgjidhjes mbi Qipron e cila nuk bazohet në një federatë dy komunitetesh dhe dy-zonale.
Çështja e Qipros
Ndërsa Greqia dhe Qiproja Greke mbështesin federatën e Qipros, Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) këmbëngulin në një zgjidhje me dy shtete që pasqyron realitetin në ishull.
Ishulli i Qipros është ndarë që nga viti 1974, kur një grusht shtet i Qipros Greke u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese.
Mbi çështjen e ishullit janë bërë disa përpjekje për zgjidhje paqësore, përfshirë iniciativa e dështuar e vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
TRNC u themelua në vitin 1983.