Bota

Greqia: Caktoni afat për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri grek, Mitsotakis sugjeroi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t'u jepet një afat deri në vitin 2033 për të përfunduar procesin e anëtarësimit në BE

Derya Gülnaz Özcan   | 23.06.2022
Greqia: Caktoni afat për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Athinë

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis sugjeroi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t'u jepet një afat deri në vitin 2033 për të përfunduar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mitsotakis në hyrje të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor tha: "Në samitin në Selanik 19 vjet më parë, u hap rruga që Ballkani Perëndimor t'i bashkohej familjes evropiane. Fatkeqësisht, nuk është bërë shumë përparim që atëherë".

Ai tha se samiti është mundësi për këto vende që të rifillojnë më fuqishëm procesin e anëtarësimit. Mitsotakis theksoi se mosmarrëveshjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të përfundojnë që procesi të përparojë.

Duke argumentuar se është e rëndësishme të jepet një afat i caktuar kohor për përfundimin e këtij procesi, Mitsotakis tha: "Sugjerimi im për Këshillin e BE-së është që ta lërë atë deri në vitin 2033, 30 vjet pas Samitit të Selanikut. Kështu, qytetarët e (këtyre vendeve) mund të parashikojnë që në fund të kësaj rruge të gjatë ata do të bëhen anëtarë të familjes evropiane”.

Mitsotakis potencoi se Greqia do të qëndrojë në krah të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.