Ekip
23 Korrik 2019•Përditësim: 24 Korrik 2019
Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, mbrëmë ka fituar votëbesimin në Parlamentin grek pas një debati tre ditorë mbi politikën e qeverisë së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 158 deputetë në Parlamentin e përbërë prej 300 vendesh mbështetën qeverinë e kryeministrit Mitsotakis, ndërsa 142 votuan kundër tij.
“Nuk do të lejoj veten të humbas as edhe një ditë të vetme duke përmirësuar jetën e qytetarëve grekë”, tha Mitsotakis në një fjalim para votimit në Parlament.
Partia opozitare Syriza dhe ish-kryeministri, Alexis Tsipras, akuzuan kryeministrin Mitsotakis se ishte demagogjik dhe pyetën atë nëse partia e tij Demokracia e Re do të jetë në gjendje të vazhdojë masat e lehtësimit të administratës së tij.
“Ju nuk keni fituar ndonjë betejë kundër demagogjisë. Ju e keni inkurajuar atë dhe e keni bërë atë forcë lëvizëse në mënyrë që të bëheni dominues politikisht”, tha Tsipras.
Partia e kryeministrit Mitsotakis fitoi zgjedhjet e përgjithshme më 7 korrik, duke siguruar 158 vende në Parlament. Kjo parti arriti të formojë qeverinë greke e vetme, për herë të parë që nga viti 2009.