Furkan Naci Top
14 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
ATHINË (AA) - Punonjësit e shëndetësisë në Greqi që kanë protestuar për shkak të uljes së të ardhurave të shkaktuara nga masat shtrënguese dhe kushtet e pamjaftueshme të punës reagimet e tyre i shprehën në mënyrë të çuditshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit e shëndetësisë të cilët u mblodhën me thirrjen e bërë nga Federata e punojësve të sektorit publik në spitale kanë thurrur një mur në hyrje të Ministrisë së Shëndetësisë në Athinë. Grupi me afro 500 persona më pas ka marshur drejt ndërtesës së kryeminsitrisë.
Ata shprehën reagimet e tyre për rregullimin e kushteve të punës duke hapur pankartën me mbishkrimin "Uljet janë të dëmshme për shëndetin". Më pas punonjësit e shëndetësisë përfunduan protestën pa incidente.
Në vend i cili afërsisht që prej 7 vitesh ndodhet në krizë financiare për shkak të kufizimeve në shpenzimet e sktorit publik dhe largimeve nga puna ka bërë që në shumë spitale publike të ketë ndërprerje të shërbimeve.