Furkan Naci Top
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
AHTINË (AA) - Në protestën e mbajtur kundër privatizimit të porteve në Greqi ndodhën përleshje mes punonjësve dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 100 punonjës janë mbledhur para sheshit Sintagma në Athinë për të protestuar pas thirrjes që bëri Federata e Punonjësve të portit në Greqi.
Punonjësit e portit janë penguar nga policia pasi kanë tentuar të shkojnë në hotelin ku po zhvillohej takimi i aksionerëve të portit të Pireut (Piraeus) dhe të zyrtarëve të Fondit të privatizimit të Greqisë.
Ndërsa janë rritur tensionet pasi një prej zyrtarëve të Fondit të privatizimit ka dalë jashtë për të negociuar me punonjësit, ndaj të cilëve ndërhyri policia pasi qëlluan me shishet. Poashtu thuhet se kryetarit të Federatës Yorgos Georgekapulos i kanë rënë të fikët gjatë ndërhyrjes.