Ayhan Mehmet,Furkan Naci Top
09 Shtator 2016•Përditësim: 10 Shtator 2016
ATHINË (AA) - Në Greqi është protestuar për "masat shtrënguese" të cilat qeveria i ka vendosur në zbatim në kuadër të luftës kundër krizës financiare, raporton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e bërë nga Fronti i Luftës Panhelenike (PAME) të lidhur me Partinë Komuniste (KKE) të Greqisë afërsisht 5 mijë protestues të cilët u mblodhën në sheshin Omonia të Athinës, duke brohoritur me slogane marshuan deri në sheshin Sintagma ku ndodhet dhe Parlamenti.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë, Dimitris Kuçumbas, në një deklaratë për gazetarët tha se "Masat e marra të Tsipras-it dëmtojnë gjithmonë popullin. Tashmë populli nuk ka forcën për të përballuar këtë."