Ekip
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
LESBOS (AA) – I pakënaqur nga kushtet në kamp dhe për shkak të mbylljes së rrugës së migrantëve drejt Bashkimit Evropian (BE), një migrant me origjinë nga Pakistani tentoi të kryejë vetëvrasje në kampin Moria në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Me marrëveshjen mes Turqisë dhe BE-së në kuadër të luftës kundër migracionit ilegal dhe trafikimit të njerëzve nga 4 prilli, migrantët nga ishujt grekë në Detin Egje kthehen në Turqi, ndërsa një migrant i pakënaqur në kampin Moria në Lesbos tashmë dy ditë proteston për këtë shkak.
Një migrant i pakënaqur nga Pakistani në shenjë proteste u ngjit në shtyllën e një largpërçuesi dhe tentoi të bëjë kryej vetëvrasje. FIllimisht u kap për tela, e më pas tentoi që të varet në shtyllë. Edhe një migrant tjetër u ngjit me të, por pakistanezi i pakënaqur hoqi dorë nga synimi i vetëvrasjes dhe pranoi ndihmë pasi në shtyllë u ngjit dhe me të bisedoi një polic grek.