Furkan Naci Top
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
ATHINË (AA) – Në kuadër të marrëveshjes për emigrantët në mes të Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), 13 migrantë të tjerë janë kthyer prapa për në Turqi nga ishulli grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burimet lokale, në mesin e migrantëve të cilët ishin të gjithë meshkuj, ka pasur gjashtë shtetas të Pakistanit, dhe nga një shtetas të Irakut, Egjiptit, Algjerisë, Marokut, Jemenit, Palestinës dhe Libanit.
Mësohet se asnjëri nga migrantët nuk kishte parashtruar kërkesë për azil në Greqi. Në këtë mënyrë, numri i migrantëve të kthyer në kuadër të marrëveshjes arriti në 502.
Ndërkaq, ditën e djeshme pesë migrantë sirianë ishin kthyer në Adana të Turqisë me avionin e aranzhuar nga FRONTEX.
Po ashtu, është bërë e ditur se me marrëveshjen për riatdhesim mes Turqisë dhe Greqisë janë kthyer gjithsej 1.055 migrantë me shtetësi të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara ditën e sotme, numri i migrantëve që janë ndaluar në kuadër të marrëveshjes dhe që presin rezultatet e kërkesave të tyre për azil ka arritur në 12.748.