Ayşe Doğru
18 Dhjetor 2019•Përditësim: 19 Dhjetor 2019
Jo larg Peloponezit, në Greqinë jugore, janë zbuluar dy varre mbretërore të vjetra rreth 3.500 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë greke të Kulturës, këto janë varre monumentale që datojnë nga periudha e vitit 1650-1100 para erës sonë.
Në varret është gjetur një unazë vule prej ari, amulet i artë i perëndeshës egjiptiane. Ministria tha se zbulimi është i rëndësishëm sepse ndriçoi fazën e hershme të civilizimit mikenenë.
Varret u gjetën pas dy vitesh punë të një arkeologu nga Universiteti Amerikan i Cincinnatit.
Ministria po ashtu theksoi se çatitë me kupolë afër pallatit të epokës së bronzit në Pilos u shembën gjatë periudhës antike dhe mbushën varret me dhe në mënyrë që grabitësit të mos mund të hyjnë në varre dhe t'i vidhnin plotësisht.
Dy varre me madhësi prej 8 dhe 12 metra i përkisnin familjes mbretërore mikenase.