ATHINË (AA) – Policia e anti-terrorit në Greqi ditën e djeshme ka arrestuar ish të dënuarin Kristodulos Xiros në Atikën jugore në Anávissos, raporton Anadolu Agency (AA).
Xiros ishte i dënuar në kërkim i cili mbajtur dënime të shumta me burg për vrasje dhe pjesmarrje në grupin terrorist "17 nëntori". Ai është liruar me kusht më 1 janar 2014.
Që nga ajo ditë ai kishte detyrim paraqitjeje në policinë e Halkidikit në Greqinë e veriut çdo ditë deri më 6 Janar 2014 kur ai u arratis. Menjëher pas arratisjes së tij doli nga gjykata një urdhër arresti.
Xiros ishte dënuar disa herë me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në grupin "17 nëntori" dhe është shpallur fajtor për ndihmë të sulmeve terroriste dhe gjashtë vrasje. Grupi i lartpërmendur kishte operuar në Greqi nga 1975 deri 2002. Në atë kohë pjestarët e tij vranë, bombarduan, rrëmbyen dhe grabitën.
Grupi ka pushuar së vepruari në 2002 kur Savvas Xiros, vëllau i Christodoulus Xiros, plagoset rëndë si pasojë e aktivizimit para kohe të mjeteve të improvizuara shpërthyese të vendosura në sportelet e kompanisë së trageteve në Pirea.