KABUL (AA) - Të paktën 40 persona mbetën të vrarë në operacionet e kryera nga forcat afgane të sigurisë kundër talebanëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në operacionet e zhvilluara në nëntë qytete, mbetën të vrarë 35 miletanë dhe pesë ushtarë. thekson Ministria e mbrojtjes të Afganistanit.
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistan thuhet gjithashtu se gjatë operacioneve është konfiskuar një sasi e madhe armatimi dhe eksplozivi, si dhe janë neutralizuar 72 bomba të cilat ishin montuar përgjatë rrugës.