Aldıjana Hadzıc
27 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
SARAJEVË (AA) – Një nga korporatat kryesuese informatike botërore, Google, sot shënon 18 vjetorin e themelimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Larry Page dhe Sergey Brin në SHBA më 4 shtator të vitit 1998 themeluan Google si ndërmarrje private, ndërsa si fillim i veprimtarisë së kësaj kompanie pranohet 27 shtatori.
Vlerësohet se kjo korporatë nga viti 2007 kalon mbi një milion server nga baza e të dhënave në botë dhe menaxhon me më shumë se një miliardë kërkesa për kërkim.
Google.com në vitin 2013 u shënua si uebfaqja më e vizituar në botë. Gerben Steenks dizajnoi logot grafike me rastin e shënimit të "moshës madhore”.