Büşra Selvi Öğütcen
08 Gusht 2017•Përditësim: 09 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, reagoi kundër deklaratave të një inxhinieri të kësaj kompanie, të cilat përfshinin diskriminim gjinor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të CNN-it, Pichai në një postë elektronike të dërguar për të gjithë punonjësit, ka thënë se deklarata e një inxhinieri mashkull të kompanisë se “Femrat nuk janë të përshtatshme për çështje teknike nga aspekti biologjik”, ka shkelur kufijtë e “rritjes së paragjykimeve të dëmshme në baza gjinore” në vendin e punës.
Duke vënë në dukje se puna e tyre është që të prodhojnë produkte të mrekullueshme të cilat do të sjellin ndryshime në jetën e përdoruesve, Pichai thotë se “T’i thuash një grupi të kolegëve se ata kanë karakteristika biologjike më pak të përshtatshme për këtë punë është e shëmtuar dhe nuk është e përshtatshme”.
Pichai bëri të ditur se lidhur me çështjen do ta ndërprejë në gjysmë pushimin në të cilin kishte dalë me familjen dhe se do të bisedojnë me të gjithë punonjësit se si mund të formohet një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit.
Pichati thotë se në pjesën e shkrimit ku bëhet diskriminim gjinor ka shkelje të rregullave të sjelljes së kompanisë, por që në të njëjtën kohë punonjësit të cilët nuk pajtohen me këtë duhet t’i shprehin mendimet e tyre.
Ndërkaq, përplasjet për diskriminim gjinor brenda kompanisë kanë ndarë në dysh punonjësit e kompanisë.
Disa punonjës të kompanisë kërkojnë largimin nga puna të inxhinierit në fjalë, kurse disa prej tyre mbrojnë mendimin se gjithkush e ka të drejtën e lirisë për shprehjen e mendimit.