Bota

Gjykata izraelite urdhëron lirimin e guvernatorit të Kudsit

Zyra e Guvernatorit të Kudist njoftoi se Ghaith do të lirohet me kusht që ai të mos komunikojë me oficerin e intelegjencës palestineze në Kuds, Jihad al-Faqih dhe as me udhëheqësin e grupit Fatah në al-Eizariya, Sami Abu Ghalia

Ekip  | 04.08.2020 - Përdıtësım : 05.08.2020
Gjykata izraelite urdhëron lirimin e guvernatorit të Kudsit

Kuds

Pas ndalimit dy-javor, një gjykatë izraelite ka urdhëruar lirimin e guvernatorit të Kudsit, Adnan Ghaith, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ghaith u arrestua nga forcat izraelite më 19 korrik pas një sulmi në shtëpinë e tij në Kuds.

Akuzat kundër guvernatorit mbeten të paqarta.

Zyra e Guvernatorit të Kudist njoftoi se Ghaith do të lirohet me kusht që ai të mos komunikojë me oficerin e inteligjencës palestineze në Kuds, Jihad al-Faqih dhe as me udhëheqësin e grupit Fatah në al-Eizariya, Sami Abu Ghalia.

Autoritetet izraelite muajve të fundit kanë intensifikuar goditjen e tyre ndaj aktiviteteve dhe figurave palestineze në Kudsin e pushtuar.

Ligji ndërkombëtar vazhdon ta konsiderojë Kudsin Lindor, së bashku me të gjithë Bregun Perëndimor, si "territore të pushtuara" dhe të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje i konsideron si të paligjshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.