Ekip
18 Dhjetor 2019•Përditësim: 19 Dhjetor 2019
Autoriteti më i lartë gjyqësor në Irak ka urdhëruar lirimin e 2,700 personave të mbajtur lidhur me demonstratat antiqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të sotëm, Autoriteti i Lartë Gjyqësor tha se 107 protestues janë mbajtur ende në pritje të hetimit.
Qeveria e Irakut është zotuar të lirojë të gjithë protestuesit në paraburgim nëse ata janë përfshirë në ndonjë krim.
Iraku që nga fillimi i tetorit është përfshirë nga protestat masive për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të jepte dorëheqje.