Ekip
26 Nëntor 2019•Përditësim: 26 Nëntor 2019
Autoritetet irakiane sot bënë të ditur se 6 terroristë të DEASH-it u vranë në një ndjekje policore në provincën veriore Kirkuk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë federale thuhet se një rrip shpërthyes dhe një mjet u sekuestruan nga një strehë e DEASH-it gjatë ndjekjes në zonën Wadi al-Karha, në qytetin Kirkuk.
Nga mesi i vitit 2014, DEASH-i mori afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë edhe qytetin verior të Mosulit.
Deri në fund të vitin 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, rimori të gjitha territoret e humbura nga grupi terrorist.