Bota

Gjermania përshëndet rezolutën e KS-OKB-së për Gazën

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul tha se "rezoluta tregon se sistemi i OKB-së po funksionon"

Mustafa Talha Öztürk, Zlatan Kapic  | 18.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Gjermania përshëndet rezolutën e KS-OKB-së për Gazën

Sarajevë

Gjermania ka mirëpritur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën, duke e përshkruar atë si "lajm të mirë", transmeton Anadolu.

"Rezoluta do të mundësojë zbatimin e planit 20-pikësh të propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe do të sigurojë legjitimitet për forcat paqeruajtëse në Rripin e Gazës për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje administrative për rajonin", tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në konferencën për mediat me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq në Beograd.

Ai tha se votimi i KS të OKB-së tregon se "sistemi i OKB-së po funksionon" dhe përsëriti gatishmërinë e Gjermanisë për të mbështetur rindërtimin e Gazës. Wadephul theksoi se rezoluta është thelbësore për të ardhmen dhe paqen në Lindjen e Mesme.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, e cila krijon një Bord Kalimtar të Paqes (BoP) dhe autorizon Forcat Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për të mbikëqyrur qeverisjen, rindërtimin dhe përpjekjet e sigurisë në Rripin e Gazës.

Rezoluta u miratua me 13 vota pro ndërsa Rusia dhe Kina abstenuan. Ajo autorizon Forcat e Sigurisë Ndërkombëtare (ISF) dhe Bordin e Paqes deri më 31 dhjetor 2027.

Që nga tetori i vitit 2023, gati 69.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe më shumë se 170.700 të tjerë janë plagosur në luftën e Izraelit që e ka shndërruar pjesën më të madhe të enklavës në rrënoja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın