Alma Çekovic
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
BERLIN (AA) – Gjermania pret që në këtë vend deri në vitin 2020 të mbërrijnë gjithsej 3.6 milionë refugjatë, që mesatarisht është gjysmë milioni në vit, bënë të ditur mediat vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky parashikim bazohet në vlerësimet e Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë në bashkëpunim me ministritë tjera, bëri të ditur gazeta "Sueddeutsche Zeitung". “Për të bërë vlerësimin e zhvillimit ekonomik, Ministria e Ekonomisë ka realizuar një vlerësim për teknikat e migracionit, në bashkëpunim me ministritë tjera”, thuhet në vlerësim.
Ende nuk ekziston vlerësimi zyrtar lidhur me atë se sa refugjat pret ekonomia më e madhe evropiane gjatë viteve të ardhshme, duke marrë parasysh faktin se shifrat janë shumë të ndryshueshme.