Bota

Gjermania pezulloi misionin ushtarak të trajnimit në Irak

"Forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) kanë ndalur përkohësisht aktivitetet e saj ushtarake në Erbil dhe Camp Taji në veri të Bagdadit për shkak të një situate të tensionuar të sigurisë në Irak"

Ayhan Şimşek   | 15.05.2019
Gjermania pezulloi misionin ushtarak të trajnimit në Irak

Berlin

Gjermania ka pezulluar misionin e saj të trajnimit ushtarak në Irak për shkak të tensioneve në rritje midis SHBA-ve dhe Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Jens Flosdorff, tha se forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) kanë ndalur përkohësisht aktivitetet e saj ushtarake në Erbil dhe Camp Taji në veri të Bagdadit për shkak të një situate të tensionuar të sigurisë në Irak.

Flosdorff tha se vendimi u mor pas konsultimeve me aleatë dhe partnerë të tjerë në koalicionin kundër DEASH-it.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën urdhëruan largimin e punonjësve jo të emergjencës nga Iraku mes tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Gjermania ka qenë partner aktiv i koalicionit ndërkombëtar kundër grupit terrorist DEASH që nga viti 2015 dhe ka vendosur rreth 150 trupa në qytetin verior të Irakut, Erbilit, për të trajnuar forcat lokale.

Aktualisht rreth 100 trupa gjermane janë të vendosur në Erbil, ndërsa 60 të tjerë janë vendosur në Bagdad për të trajnuar personelin e ushtrisë irakiane. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın