Ula Ataullah,Mehmet Nuri Uçar
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
GAZA (AA) - Gjermania ka ofruar si kontribut për rindërtimin e Gazës një ndihmë prej 9.3 milionë dollarë ndaj Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinezë (UNRWA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga UNRWA-ja thuhet se: "Ndihma prej 9.3 milionë dollarësh nga Gjermania është pjesë e kontributit për rindërtimin e ndërtesave të cilat dolën jashtë përdorimit si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga Izraeli në vitin 2014 ndaj Gazës".
Në deklaratën në fjalë gjithashtu theksohet se me këtë ndihmë financiare të ofruar nga Gjermania do të ndërtohen shtëpitë e shembura dhe të dëmtuara të afërsisht 8 mijë familjeve.
Ndër të tjera theksohet se ndihmat e Gjermanisë ndaj UNRWA-së për ndërtimin dhe riparimin e shtëpive të dëmtuara në sulmet e vitit 2014 kanë arritur afërsisht në 65.4 milionë dollarë.
Në sulmet e ushtrisë izraelite të cilat nisën më 7 korrik 2014 dhe të cilat vazhduan për 51 ditë në Gaza, humbën jetën 2.159 persona si dhe u plagosën mbi 11 mijë të tjerë. Nga sulmet u shemben plotësisht 17.200 shtëpi, 73 xhami dhe 24 shkolla si dhe mijëra ndërtesa të tjera u dëmtuan.