Bota

Gjermani, rritet në 176 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Zyra Gjermane e Meteorologjisë (DWD) paralajmëroi se shira të dendur priten gjatë fundjavës në zonat e prekura nga përmbytja

Erbil Başay  | 22.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
Gjermani, rritet në 176 numri i të vdekurve nga përmbytjet Foto: Abdulhamid Hoşbaş / AA

Berlin

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në shtetet Rhineland-Palatinate, Nordrhein-Westfalen dhe Bavaria në Gjermani u rrit në 176, transmeton Anadolu Agency (AA).

Malu Dreyer, kryeministrja e shtetit Rheinland-Pfalz, tha në një deklaratë në Mainz se numri i të vdekurve në këtë shtet është rritur në 128.

Duke deklaruar se ky numër mund të rritet, Dreyer falënderoi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm i shtetit Roger Lewentz deklaroi se 155 njerëz janë ende duke u kërkuar.

“Një javë pas një incidenti të tillë, shanset që të zhdukurit të kenë mbijetuar po dobësohen”, shtoi ai.

Lewentz vuri në dukje se 62 persona që humbën jetën janë identifikuar dhe 766 të lënduar gjenden në spital.

Në shtetin Nordrhein-Westfalen, e cila më parë raportoi 48 të vdekur, numri i vdekjeve nga përmbytjet është korrigjuar në 47.

Ndërkaq, numri i viktimave ka mbetur në 1 në shtetin e Bavarisë.

Nga ana tjetër, Zyra Gjermane e Meteorologjisë (DWD) paralajmëroi se shira të dendur priten gjatë fundjavës në zonat e prekura nga përmbytja.

Javën e kaluar, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në shtetet gjermane Rhineland-Palatinate, Nordrhein-Westfalen dhe Bavaria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın