Bota

Gjermani, ndërron jetë nënkryetari parlamentit federal

Deputeti nga radhët Partisë Socialdemorkatike (SDP) Oppermann, shëndeti i të cilit u përkeqësua gjatë inçizimit të emisionit të djeshëm në kanalin e dytë të televizionit ZDF, ndërsa ndërroi jetë në një spital në Göttingen

Cüneyt Karadağ  | 26.10.2020 - Përdıtësım : 27.10.2020
Gjermani, ndërron jetë nënkryetari parlamentit federal

Berlin

Nënkryetari i parlamentit federal të Gjermanisë (Bundestag), Thomas Oppermann, ndërroi jetë në spital pas një përkeqësimi të shëndetit të tij gjatë regjistrimit të një emisioni televiziv, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputeti nga radhët Partisë Socialdemorkatike (SDP) Oppermann, shëndeti i të cilit u përkeqësua gjatë incizimit të emisionit të djeshëm në kanalin e dytë të televizionit ZDF, ndërsa ndërroi jetë në një spital në Göttingen.

Ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes të 66-vjeçarit Oppermann.

Oppermann gati tre dekada ishte deputet në parlamentin gjerman, kurse SDP i dërgoi mesazh ngushëllimi familjes së tij.

Po ashtu dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, përmes mesazhit ngushëllues tha se Oppermann ishte një social-demokrat i vërtet.

Oppermann kohë më parë pati deklaruar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Gjermani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın