Bota, Koronavirusi

Gjermani, mbi 900 viktima të reja nga COVID-19

Numri i viktimave ka arritur në 52.990 ndërsa numri i rasteve në 2.148.077

Cüneyt Karadağ  | 26.01.2021 - Përdıtësım : 26.01.2021
Gjermani, mbi 900 viktima të reja nga COVID-19

Berlin

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë humbur jetën 903 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 903 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 52.990 ndërsa me 6.408 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.148.077.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.619 prej të cilëve 2.630 janë të intubuar.

Deri më tani në vend kundër COVID-19 janë vaksinuar 1.783.118 persona ndërkohë 228.763 prej tyre janë persona që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın