Bota

Gjermani, dy të vdekur nga të shtënat në Mynih

Policia e kryeqytetit bavarez njoftoi sot se situata është “nën kontroll” dhe se momentalisht nuk ekziston rrezik për qytetarët

Ekip  | 21.02.2019 - Përdıtësım : 21.02.2019
Gjermani, dy të vdekur nga të shtënat në Mynih

Berlin

Dy persona e kanë humbur jetën pas të shtënave në Mynih, raportojnë mediat gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e kryeqytetit bavarez njoftoi sot se situata është “nën kontroll” dhe se momentalisht nuk ekziston rrezik për qytetarët.

Sipas mediave lokale, të shtënat ndodhën në një vend ndërtimi. Një zëdhënës i policisë citohet të ketë thënë se autoritetet punojnë për zbardhjen e rastit ku një burrë vrau një tjetër dhe më pas kreu vetëvrasje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın