Ekip
28 Mars 2017•Përditësim: 29 Mars 2017
BRUKSEL (AA) – Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur se sanksionet ekonomike të bllokut ndaj kompanive ruse për shkak të krizës së Ukrainës, janë të arsyeshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED), të martën, erdhi si përgjigje e sfidës ligjore të gjigandit të naftës dhe gazit Rosneft para gjykatës britanike.