Ekip
19 dhjetor 2017•Përditësim: 19 dhjetor 2017
PARIS (AA) – Reporterët pa Kufij (RSF) njoftuan se gjatë vitit 2017 kanë humbur jetën 65 gazetarë, numër më e vogël në 14 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara të RSF-së, 60 për qind e numrit të përgjithshëm të gazetarëve të pësuar janë vrarë.
Bëhet e ditur se zvogëlimi i numrit të të vdekurve është si pasojë e faktit se gazetarët largohen nga “vendet që janë bërë shumë të rrezikshme”.
Poashtu, theksohet edhe “vetëdija gjithnjë më e madhe e nevojës për të mbrojtur gazetarët”.
Nga RSF theksojnë se disa vende që nuk janë në luftë janë bërë të rrezikshme për gazetarët sikur zona lufte. Në këto vende në vitin 2017 kanë ndodhur 46 për qind të rasteve të vdekjes në raport me 30 për qind nga viti i kaluar.
Siria në vitin 2017 ka qenë vendi më vdekjeprurës për gazetarët. Në këtë vend, ku edhe më tej zgjat lufta, humbën jetën 12 gazetarë.