Zeynep Hilal Karyağdı
26 maj 2018•Përditësim: 27 maj 2018
GAZA (AA) – Palestinezi i cili u plagos dje nga gjuajtjet me armë zjarri të ushtarëve izraelitë gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” në kufi të Gazës sot iu nënshtrua plagëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ka rënë dëshmor palestinezi Huseyin Ebu Avide (41), i cili u plagos si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë në protestat e mbajtura dje në kufi.
Pas faljes së namazit në xhaminë Rahman të rajonit Shuaf iu dha lamtumira e fundit Huseyin Ebu Avide.
Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të Ditës së Tokës, organizojnë marshime paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelit.
Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë "kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006".
Që nga fillimi i protestave e deri më tani kanë rënë dëshmorë më shumë se 110 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe gazetarë dhe fëmijë ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.