Ali H. M. Abo Rezeg
14 Shtator 2020•Përditësim: 14 Shtator 2020
Autoritetet shëndetësore palestineze regjistruan sot 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se numri është rritur në 1.927 raste të konfirmuara, duke përfshirë 15 vdekje dhe 243 rikuperime. "Numri i rasteve aktive në Gaza është rritur në 1.669", tha ministria.
Duke u gjendur nën një bllokadë nga Izraeli që nga viti 2007, Rripi i Gazës vuan nga mungesa e rëndë e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, përveç ndërprerjeve të përditshme të energjisë elektrike.
Qeveria e udhëhequr nga Hamasi vendosi izolim në Gaza më 24 gusht për të ndihmuar në frenimin e shpërthimit të koronavirusit në enklavën e bllokuar, megjithëse autoritetet kohët e fundit kanë lehtësuar kufizimet në disa lagje në territor.