Alaattin Doğru
01 shkurt 2023•Përditësim: 03 shkurt 2023
Vitin e kaluar në Francë kanë humbur jetën 3.260 persona si pasojë e aksidenteve në trafik, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar Ndërministror për Sigurinë Rrugore (ONISR), 3.260 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku që kanë ndodhur në Francë gjatë vitit 2022.
Numri i viktimave në aksidentet e trafikut në territorin e Francës jashtë shtetit u rrit në 281. Kjo shifër u regjistrua si "11 për qind më shumë se të dhënat e vitit 2019 para pandemisë së COVID-19".
Në vend ku përdorimi i biçikletës është i zakonshëm në qytetet e mëdha, 244 persona humbën jetën në aksidente teksa lëviznin me biçikleta. Kjo normë krahasuar me vitin 2019 është rritur me 30 për qind.
Duke folur për mediat franceze, përfaqësuesja e ONISR Florence Guillaume tha: "Për fat të keq është vërejtur rritje alarmante në shkallën e viktimave të atyre që përdorin mjete të transportit personal si biçikleta dhe skuterë".