Ekip
01 shkurt 2023•Përditësim: 01 shkurt 2023
Danimarka shprehu gatishmërinë për të dhuruar më shumë pajisje ushtarake dhe për të ofruar mbështetje financiare për përpjekjet e Ukrainës për të luftuar forcat ruse, transmeton Anadolu.
"Danimarka po shqyrton vazhdimisht donacionet e materialit ushtarak, si dhe financimin dhe materiale të tjera që mund të mbështesin betejën e Ukrainës kundër Rusisë", tha ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Jakob Ellemen-Jensen, pasi një delegacion i kryesuar nga kryeministri danez në fillim të kësaj jave u takua në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelenskyy.
"Danimarka sapo ka bërë një donacion të madh për Ukrainën, duke dhuruar të gjithë artilerinë e ushtrisë. Diçka që vetë ukrainasit e kërkuan dhe për të cilën ne mund të krenohemi", shtoi ai në një deklaratë me shkrim.
"Duke thënë këtë, nuk ka dyshim se do të ketë nevojë për më shumë mbështetje daneze për Ukrainën", shtoi ai.
Danimarka tashmë është zotuar t'i dhurojë Ukrainës 19 sisteme artilerie "Caesar" të prodhimit francez, një veprim që vështirëson ambicien daneze për të ndërtuar fuqinë e saj ushtarake.
Sistemet Caesar janë armë të fuqishme me rreze të gjatë të vendosura në një kamion të blinduar me një rreze veprimi deri në 40 kilometra, që mund të qëllojnë gjashtë të shtëna brenda 60 sekondave.