Bota, Koronavirusi

Francë, shënohen rreth 20 mijë raste të reja me COVID-19

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.028 persona, prej të cilëve 4.743 në kujdes intensiv

Yusuf Özcan  | 12.05.2021 - Përdıtësım : 12.05.2021
Francë, shënohen rreth 20 mijë raste të reja me COVID-19

Paris

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar rreth 20 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 236 të vdekur nga virusi si dhe 15 të vdekur në katër ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e viktimave në 106.964.

Me 19.791 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.800.170.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.028 persona, prej të cilëve 4.743 në kujdes intensiv. Me 1.575 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 353.370, ndërkohë që vazhdon trendi i rënies në këto të dhëna.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 18.505.785 ndërsa 8.243.215 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın