Yusuf Özcan
01 prill 2021•Përditësim: 01 prill 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 59.038 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 59.038 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.644.423, ndërkohë me 304 vdekje numri i viktimave ka arritur në 95.667.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.463 persona, prej të cilëve 5.053 në kujdes intensiv, ndërkohë me 1.842 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 294.638.
Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdon rritja e numrit të personave që ndodhen në kujdesin intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 8.516.790, ndërsa 2.869.832 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Për kufizimet e daljes në rrugë të cilat ishin vendosur më parë për shkak të pandemisë COVID-19 në 19 rajone të Francës, është njoftuar se që nga 3 prilli do të zgjaten për 4 javë në mbarë vendin.