Bota, Koronavirusi

Francë, pas heqjes së masave rritet përdorimi i biçikletave

Heqja e masave tregoi një rritje të përdorimit të biçikletave me 44 për qind

Ekip  | 21.05.2020 - Përdıtësım : 22.05.2020
Francë, pas heqjes së masave rritet përdorimi i biçikletave

Paris

Meqenëse masat bllokuesve që u vendosën kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) u hoqën në Francë, përdorimi i biçikletave është rritur me 44 për qind në shkallë vendi, siç raportohet nga grupi i mbështetësve të çiklistëve "Velo et Territoire", raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat u mblodhën nga 182 sportelet që numëruan biçikletat në rrugët në të gjithë vendin.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka nxitur përdorimin e vazhdueshëm të biçikletave në të gjithë rajonin e Parisit gjatë krizës, duke konsideruar se kjo ishte lëvizja e duhur për të zhbllokuar trafikun, duke zvogëluar kështu përhapjen e infeksionit.

Për këtë qëllim, Parisi do të shtojë 50 kilometra korsi të përkohshme për biçikleta, ndërsa qytetet dhe fshatrat në rajon do të shtojnë 150 kilometra korsi.

Qeveria e Francës gjithashtu ka nisur një paketë prej 20 milionë euro për të inkurajuar përdorimin e biçikletave nga udhëtarët dhe të tjerët me një grant prej 50 euro për person për të paguar për mirëmbajtjen e biçikletave dhe subvencione.

Gjatë masave të bllokadës nga 17 marsi deri më 11 maj, përdorimi i biçikletave ra për 62 për qind në kryeqytet.

Në 20 qytete të tjera në të gjithë Francën gjithashtu do të shtohen korsitë e biçikletave.

Stephanie Magin, zëdhënëse e "Velo et Territoire", në një deklaratë tha se përdorimi i biçikletave tashmë ishte rritur në dhjetor dhe janar për shkak të grevave në vend.

"Ajo që kemi vërejtur gjatë javës së parë që nga fundi i mbylljes është mjaft pozitive për biçikletat", ishte shprehur ajo.

Trafiku i biçikletave gjithashtu ishte rritur 5 për qind në krahasim me vitin 2018, dhe gjithsej me 19 për qind që kur grupi filloi me numërimin në vitin 2013.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın