Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Francë, 362 viktima të reja nga COVID-19

Me 9.094 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.554.683 ndërkohë me 362 vdekje numri i viktimave ka arritur në 94.983

Yusuf Özcan  | 30.03.2021 - Përdıtësım : 30.03.2021
Francë, 362 viktima të reja nga COVID-19

Paris

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 362 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 9.094 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.554.683 ndërkohë me 362 vdekje numri i viktimave ka arritur në 94.983.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.322 persona, prej të cilëve 4.974 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.058 të shëruar numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 290.810.

Teksa vazhdon rritja në numrin e personave që ndodhen në kujdesin intensiv bëhet e ditur se norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është rritur në 8.2 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 7.985.888 ndërsa 2.727.817 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın