Hajer M'tırı
12 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
PARIS (AA) – Të shtunën në Paris do të bëhet rihapja e sallës se koncerteve në të cilën u vranë 90 persona nga të pranishmit në sallë nga persona të armatosur të lidhur me DEASH-in vitin e kaluar, raporton Andolu Agency (AA).
Në sallën e koncerteve Bataclan, me rastin e një vjetorit të sulmit terrorist do të performojë ylli i rokut britanik Sting.
Salla Bataclan ishte vetëm njëri nga disa lokacione në të cilat terroristët e DEASH-it sulmun në nëntor të vitit të kaluar ku 130 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagoson në sulmet e koordinuara më 13 nëntor 2015 nga terroristët të lidhura me DAESH-in.
Përvjetori i parë i sulmeve vdekjeprurëse do të shënohet të dielën. Franca ka planifikuar që përmes aktiviteteve të ndryshme të përkujtojë viktimat e sulmit.
Pllakat përkujtimore me emrat e viktimave do të vendosen në çdo vend ku janë kryer sulmet vdekjeprurëse duke filluar nga restoranti, salla e koncerteve Bataclan dhe në Stade de France në Seine-Saint-Denis.
Gjithashtu do të organizohet edhe "ceremonia me fener" përgjatë bulevardit Canal Saint-Martin, në afërsi të restorantit i cili ishte cak i sulmit.