Rahmi Gündüz
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
PARIS (AA) – Ministria franceze e Financave ka vendosur që të shes truallin jo shumë larg qytetit antik sirian Palmira, i cili është në pronësi të Francës, dhe që momentalisht është nën kontroll të organizatës terroriste DAESH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo temë ishte në rend dite të debatit në Senatin francez lidhur me buxhetin për vitin 2016. Me këtë rast është marrë vendim për shitjen e 930 pronave shtetërore, me shitjen e të cilave dëshirohet të realizohet fitim prej 500 milionë euro.
Kështu është marrë vendimi edhe për shitjen e truallit në pronësi të Francës, jo shumë larg qytetit të Palmirës, ku Ministria shpalosi informacione për madhësinë, lokacionin e saktë dhe çmimin.
Përveç këtij trualli, Franca do të shesë edhe godinën e ambasadës në Kuala Lampur, ku vlerësohet rreth 220 milionë euro.
Kujtojmë se organizata terroriste DAESH gjatë periudhës së fundit ka shkaktuar dëme të mëdha mbi qytetin antik dhe monumenteve tjera historike që janë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.