Diyar Güldoğan
20 Gusht 2019•Përditësim: 22 Gusht 2019
Samit i liderëve të grupit G7 do të mbahet prej më 24 deri 26 gusht në qytetin Biarritz të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendet e G7, Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA dhe Britania e Madhe, këtë vit do të përqendrohen në trajtimin e pabarazive.
Samiti pritet gjithashtu të trajtojë çështje të ekonomisë, politikës së jashtme dhe mbrojtjes së mjedisit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të përfaqësojë Bashkimin Evropian (BE) në këtë ngjarje.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nuk mund të marrë pjesë në samit për shkak të problemeve shëndetësore, njoftoi dje zëdhënësja e Komisionit.
Franca kryeson grupin G7 deri në fund të vitit 2019, ndërsa në samit janë ftuar edhe vendet partnere duke përfshirë Australinë, Kilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut.