Ömer Aydın
11 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
PARIS (AA) - Franca nga pikëpamja e sigurisë kombëtare e ka përcaktuar si parësore marrjen e Rakka-s sa më parë nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë pas takimit të Këshillit Kombëtar dhe të Mbrojtjes i cili u mblodh në rezidencën Elysee nën kryesimin e presidentit François Hollande, është theksuar se janë diskutuar masat e marra kundër kërcënimit të terrorizmit dhe operacionet ushtarake të ndërmarra jashtë Francës.
Ndër të tjera në deklaratën vihet në dukje se është i kënaqshëm përparimi i ushtrisë së Irakut në Mosul me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar.
"Janë diskutuar përgatitjet për objektivat në lidhje me zhvillimet në Siri dhe rimarrjen e Rakka-s sa më parë nga organizata terroriste DEASH që është objektiv parësor për sigurinë tonë kombëtare", thuhet në deklaratë.