Ekip
11 Nëntor 2019•Përditësim: 12 Nëntor 2019
Agjencia franceze për zbulimin e tërmeteve thotë se një dridhje me magnitudë 5.4 ballë sipas Rihterit ka goditur jugun e Francës në një rajonin e largët të Drome midis Lyonit dhe Marsejit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia tha që tërmeti ndodhi para mesditës të së hënës, kurse epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Montelimar në rajonin Auvergne-Rhone-Alpe.
Sipas shkrimeve të postuara në rrjetet sociale, dridhje të lehta u ndjenë në Montpellier, Lyon, St Etienne, Grenoble, Avignon dhe Marseille.