Ekip
23 dhjetor 2020•Përditësim: 23 dhjetor 2020
Ministri francez i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari, ka njoftuar se nga nesër në mëngjes do të rifillojë trafiku midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, Djebbari njoftoi se i gjithë transporti tokësor, ujor dhe hekurudor, përfshirë trenat Eurostar, do të vazhdojnë me shërbimin e tyre.
"Shtetasit francezë, banorët në Francë dhe ata që kanë një arsye legjitime duhet të posedojnë një test negativ", shkroi Djebbari.
Të dielën, Franca pezulloi gjithë trafikun për 48 orë, përfshirë trafikun e pasagjerëve dhe mallrave, pas zbulimit të një lloji të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.
Vendimi ka shkatërruar ndërprerje masive të trafikut me mijëra kamionë dhe automjete të bllokuar midis tunelit të kanalit Dover dhe Calais. Ndalimi po ashtu ka kërcënuar mungesën e furnizimeve të ushqimit të freskët në Mbretërinë e Bashkuar gjatë festave të Krishtlindjeve.