Fatma Esma Arslan
10 Tetor 2021•Përditësim: 11 Tetor 2021
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se pa përfunduar muaji tetor do t'i kthejnë Beninit 26 artefakte historike të rrëmbyera nga ushtarët francezë në shekullin e 19-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në Samitin Afrikë-Francë të mbajtur në Francë, Macron tha se deri në fund të muajit do të rikthejnë në Benin 26 artefakte historike të grabitura nga ushtarët francezë në shekullin e 19-të nga rezidenca Abomey.
Presidenti i Beninit, Patrice Talon kërkoi në vitin 2016 rikthimin e artefakteve ndërsa edhe Macron premtoi se rikthimi i tyre do të realizohej në vitin 2018.
Sipas përfaqësisë së përhershme të Beninit në UNESCO, bëhet e ditur se në Francë ndodhen nga 4.500 deri në 6.000 artefakte që i përkasin Beninit.
Vihet në dukje se 26 artefaktet nga thesari i Mbretit Behanzin të rrëmbyera në vitin 1892 nga rezidenca Abomey, ekspozohen që nga viti 2003 në Muzeun Quai Branly-Jacques Chirac në Paris.
Në Francë ndodhen rreth 90 mijë artefakte që i përkasin Afrikës
Franca posedon rreth 90 artefakte që i përkasin Afrikës Sub-Sahariane, ku 46 mijë prej tyre janë rrëmbyer në periudhën 1885-1960.
Pjesa më e madhe e artefakteve ekspozohen në muzetë, kryesisht në Paris dhe në shumë qytete të vendit.
Franca me aktivitetet e saj koloniale që filloi në vitin 1524, vendosi dominimin në më shumë se 20 vende në perëndim dhe në veri të Afrikës ndërsa 35 për qind e kontinentit qëndroi nën kontrollin e francezëve përgjatë 300 viteve.