Bota

Greqi, përmbytjet në ishullin Evia shkaktojnë dëme materiale

Si pasojë e përmbytjeve, nën ujë kanë mbetur qindra shtëpi dhe automjete

Derya Gülnaz Özcan  | 10.10.2021 - Përdıtësım : 11.10.2021
Greqi, përmbytjet në ishullin Evia shkaktojnë dëme materiale

Athinë

Për shkak të përmbytjeve në ishullin Evia (Eubea) të Greqisë janë dëmtuar shumë shtëpi dhe automjete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore AMNA të Greqisë, mësohet se shirat që filluan dje dhe që vazhdojnë edhe sot duke u intensifikuar kanë shkaktuar përmbytje në ishullin grek Evia.

Si pasojë e përmbytjeve, nën ujë kanë mbetur qindra shtëpi dhe automjete.

Po ashtu në zonat veriore të ishullit janë vërejtur rrëshqitje të dheut.

Për shkak të përmbytjeve në rajon ka patur ndërprerje të energjisë elektrike dhe janë mbyllur disa rrugë për trafikun.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın