Alaattin Doğru
04 Janar 2022•Përditësim: 05 Janar 2022
Një variant i quajtur B.1.640.2, i përcaktuar në kategorinë "variant nën përcjellje" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është zbuluar në Francë tek një person që ishte kthyer nga Kameruni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu thuhet se personi me variantin e përmendur e ka transmetuar virusin tek 12 persona të tjerë.
Virologët deklaruan se për momentin varianti i ri nuk është në një shkallë të rrezikshmërisë së lartë të transmetimit.