Murat Ünlü,Mustafa Yalçın
29 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
PARIS (AA) - Policia franceze, e cila nuk mundi t’i përballonte protestuesit kundër projektligjit të punës, filloi të përdorë mjete fluturuese pa pilotë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestat kundër projektligjit të përgatitur nga qeveria e Francës ndodhën incidente. Protestat kundër këtij projektligji që parashikon të reduktojë disa të drejta të punëtorëve e që u organizuan në afërsisht 200 pika të shtetit francez, u shoqëruan me përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohet se në protestat që dje u organizuan në tërë Francën, u lënduan 24 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe u arrestuan 124 protestues.
Ndërkaq, në mënyrë që policia të ndërhyjë në mënyrë sa më efektive, filloi të testojë mjetet fluturuese pa pilot.
Konfederata më e madhe e punëtorëve në Francë, CGT, njofton se afërsisht 50 mijë persona i mbështesin protestat, ndërsa policia informoi se numri i protestuesve në rrugët e Parisit ishte 15-16 mijë. Nga ana tjetër, organizatorët e protestave shprehen se numri i protestuesve jashtë Parisit ishte së paku 50 mijë.
Një ditë më parë, protestuesit kishin "pushtuar" gjashtë godina të teatrit Comedie-Française në Paris.