Bota

Francë, protesta kundër projektligjit për sigurinë

Mijëra protestues marshuan nga sheshi Daumesnil në sheshin Bastille me sloganet "Policia në çdo vend, drejtësia në asnjë vend", "Policia e shtetit nuk mund të na pengojë që të protestojmë"

Alaattin Doğru  | 17.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Francë, protesta kundër projektligjit për sigurinë Foto: Alaattin Doğru / AA

Paris

Qytetarët në Francë mbajtën protesta kundër projektligjit të debatueshëm për sigurinë e përgjithshme dhe zhvilluan marshime për të mbrojtur liritë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Demonstration in Paris against Global Security bill, on 16 January 2021

Qytetarët në Francë mbajtën protesta kundër projektligjit të debatueshëm për sigurinë e përgjithshme dhe zhvilluan marshime për të mbrojtur liritë e tyre. Në protestat e organizuara në shumë qytete të vendit kryesisht në kryeqytetin Paris, protestuesit kërkuan tërheqjen e projektligjit i cili ndalon publikimin e pamjeve të forcave të sigurisë në rrjetet sociale. ( Julien Mattia - Anadolu Agency )

Në protestat e organizuara në shumë qytete të vendit kryesisht në kryeqytetin Paris, protestuesit kërkuan tërheqjen e projektligjit i cili ndalon publikimin e pamjeve të forcave të sigurisë në rrjetet sociale.

Mijëra protestues marshuan nga sheshi Daumesnil në sheshin Bastille me sloganet "Policia në çdo vend, drejtësia në asnjë vend", "Policia e shtetit nuk mund të na pengojë që të protestojmë".

Policia konfiskoi pajisjet duke ndërhyrë ndaj një grupi i cili u përpoq të zhvillojë koncert në sheshin e protestës.

Forcat e sigurisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët hodhën topa bore ndaj tyre.

Më shumë se 80 protesta janë planifikuar të zhvillohen në të gjithë vendin të udhëhequr nga organizata të tilla si organizata Amnesty International, Human Rights League.

Neni 22 i projektligjit të përgjithshëm të sigurisë i cili do të diskutohet në Senat në muajin mars, përfshin që policët dhe xhandarmëria të përdorë mjetet ajrore pa pilot për të ndjekur protestat.

Në projektligj, teksa është zgjeruar autoriteti i policisë për të përdorur pamjet e marra në vende publike, ai njeh gjithashtu edhe mundësinë për publikimin e videove të marra me helikopter ose mjete ajrore pa pilot gjatë protestave.

Ndërkohë neni 24 i projektligjit i cili parashikon dënimin me 1 vit burg ose me 45 mijë euro gjobë për ata që publikojnë pamjet e forcave të sigurisë, pas reagimeve në rritje është vendosur që të rishikohet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın