Onur Usta
21 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
PARIS (AA) - Policia në kryeqytetin e Francës, Paris, ka evakuuar Qendrën e mbeturinave Irvy ku vazhdon grena e ndërprerjes së punës e nisur kundër projekt-ligjit të punës, raporton Anadolu Agency (AA)
Në një deklaratë me shkrim të Sindikatës së punëtorëve CGT thuhet se forcat e sigurisë kanë nxjerrë afërsisht 100 punëtorë nga qendra e mbeturinave ku janë grumbulluar mbeturina (plehra) si pasojë e grevave të cilat vazhdojnë që nga 30 maji.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se policia ka hapur edhe rrugën e kamionëve për mbeturina të cilëve iu ishte bllokuar hyrja.