Bota, Koronavirusi

Francë, mbi 4.000 të vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e Fundit në Francë janë konfirmuar 4.861 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.989, tha ministri i Shëndetësisë, Jarome Salomon

Yusuf Özcan   | 01.04.2020
Francë, mbi 4.000 të vdekur nga COVID-19

Paris

Bilanci i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 4.032, pasi 509 persona kanë humbur jetën në orët e fundit, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e Fundit në Francë janë konfirmuar 4.861 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.989, tha Salomon në një konferencë për media.

Sipas tij, numri i pacientëve nën kujdes intensiv është rritur në 6.017, kurse i pacientëve të shëruarve pas trajtimit në 10.935.

Shifrat e 24 orëve të fundit paraqesin bilancin më të lartë të viktimave brenda një dite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın